Tortë “sherbet” kreshmore
Përbërësit: * 6 lugë sheqer + 350 g sheqer, * 100 g arra të grira, * 200 g arra të bluara, * 1 lugë pluhur për ëmbëlsira, * 1 filxhan vaj, * Miell sipas nevojës, * 200 g margarinë, * 7 katrorë çokollate Përgatitja: 1. Në zjarr të dobët karamelizoni 6 lugë sheqer, qiteni një…
Lifestyle
Përbërësit:
* 6 lugë sheqer + 350 g sheqer,
* 100 g arra të grira,
* 200 g arra të bluara,
* 1 lugë pluhur për ëmbëlsira,
* 1 filxhan vaj,
* Miell sipas nevojës,
* 200 g margarinë,
* 7 katrorë çokollate
Përgatitja:
1. Në zjarr të dobët karamelizoni 6 lugë sheqer, qiteni një filxhan ujë dhe zieni derisa karamelja të shkrihet.
2. Hiqeni nga zjarri dhe kur të ftohet shtoni arrat e grira, 250 gramë sheqer dhe vajin.
3. Qitni miellin sa të jetë e nevojshme që të përftoni brumë me trashësi mesatare.
4. Shtoni pluhurin e ëmbëlsirave, përzieni mirë dhe brumin ndajeni në dy pjesë.
5. Qiteni miellin në kallëp të lyer dhe piqni dy kore.
Në 100 gramë sheqer shtoni arrat e bluara, margarinën dhe dy katrorë të shkrirë të çokollatës.
Përzieni mirë, lyeni tortën dhe mbulojeni me koren e dytë.
Mbetjen e çokollatës shkrijeni me disa lugë ujë dhe pak margarinë. Me çokollatën e shkrirë lyejini gjithë tortën.
/Telegrafi/