Fotografja prishtinase e gatshme për fotosesione të festave të fundvitit (Foto)
Fitore Majanci, dikur një amatore që me pasion e dashuri për artin fotografonte gjithçka përreth saj, e që shumë shpejtë punën si fotografe e ktheu në profesion.
Fun
Ajo mbulon ngjarje të veçanta duke i planifikuar ato fillimisht, e më pas deri tek martesat, albumet familjare dhe ato për fëmijë, shkruan lajmi.net.
Aftësitë e saj për fotografi i kishte qysh e re në moshë, por familja dhe bashkëshorti i saj, janë përkrahësit e saj më të mëdhenj që ajo sot po realizon ëndrrën e saj.
Ajo punon me aparatin e saj Sony a6300 dhe gjithashtu me Nikon, e që fotografitë i bënë tejet profesionale.
Profesionin e saj ajo e kategorizon si një punë të përditshme e të palodhshme, që e bënë me dëshirë e vullnet, por asnjëherë duke i ikur detyrës së saj si nënë.
“Fotografia është një histori që nuk arrin ta thuash me fjalë”, tha ajo.
Kur fjalët bëhen të paqarta, ajo tregoi se përqendrohet tek fotografia, e më pas imazhet që ajo i nxjerr e bënë që në heshtje të vërehet kënaqësia.
Pasioni i saj më i madh është ai me fëmijët, për atë edhe punën më të madhe në fotosesione e bënë me fëmijët.
Por megjithatë, albumet familjare dhe ato të çifteve nuk i lë asnjëherë anash.
Ajo parapëlqen që prapaskenën në fotografi ta rregullojë vetë me dekorime, por sigurisht duke qenë gjithmonë në kontakt me prindërit apo personat adekuat që e kërkojnë fotografinë dhe që në fund ata të ndahen të kënaqur.
Kjo industri e gjerë dhe e panumërt, bënë që sot fotografët të kenë konkurrencë ndaj njëri tjetrit, por Fitorja tha që pasi përfaqëson vetëm vetën e saj, ajo nuk dëshiron të jetë konkurrente me askënd.
Fotografitë që ajo i realizon kanë gjithmonë një domethënie, madje me çdo fotografi ajo ka dëshirë ta jap një mesazh dhe të mbart një kujtim.
Fitorja tha për lajmi.net se tani për festat e fundvitit, interesimi i njerëzve për fotosesione është edhe më i madh.
Ata që kanë dëshirë të kenë kujtime edhe nga ky fundvit, fotografja i fton që të caktojnë ditët e tyre tek ajo dhe t’i realizojnë sa më mirë.
“Fotografia është një kujtim që kurrë nuk shuhet, një mënyrë e ndjenjës, e prekjes dhe e dashurisë, ajo që kapet në fotografi është kapur përgjithmonë, ajo kujton edhe gjërat më të vogla që dikur i keni harruar”, tha ndër të tjera ajo.
E për fund, ajo u bënë ftesë të gjithë atyre që e duan fotografinë dhe dëshirojnë të kenë realizime profesionale, e sidomos gjatë festave të fundvitit pasi është koha kur gjithçka është më e bukur dhe shumëngjyrëshe, prandaj edhe realizimi i tyre do të jetë më i bukur.
Për më tepër punën saj dhe fotografitë i gjeni edhe në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net
https://www.facebook.com/FitoreMajanciPhotography/






