U hap para disa ditësh, por ja çfarë i kanë bërë kinemasë “Cineplexx” (Foto)
Ka vetëm disa ditë që kinemaja moderne "Cineplexx" është hapur në Prishtinë, një investim ky prej 4.5 milionësh.
ShowBiz
Por pavarësisht kësaj, siç edhe mund t’i shihni fotografitë, dikush ka zgjedhur që t’i dëmtojë karriget e Cineplex me anë të thikës, gjatë periudhës kur edhe janë shfaqur filmat në kinema.
Këtë shqetësim e ka shfaqur vetë “Cineplexx Kosovo” e cila ka bërë të ditur se veprime të tilla do të paraqiten në Policinë e Kosovës, pasi sipas tyre, ambientet janë të vëzhguara me kamera të sigurisë.
Madje këtë veprim, ata e kanë quajtur të ulët dhe çnjerëzor. /Lajmi.net/


