Ozil – Sanchez, lajm i madh nga Wenger

Arsene Wenger ka konfirmuar se Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenal.

Merkato

09/12/2016 08:54

Arsene Wenger nuk brengoset se Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez mund të largohen nga Arsenal.

Madje, francezi ka konfirmuar se mesfushori dhe sulmuesi kanë ende kontratë me “Gunners”.

“Alexis Sanchez dhe Ozil kanë edhe 18 muaj në kontratat e tyre dhe janë shumë”, deklaroi ai për “BBC”, përcjell “Lajmi.net”.

“Do të mbeten këtu deri më 2018, ndoshta edhe më shumë. Ne do ta bëjmë maksimumin për t’i mbajtur dhe nuk besoj se ekzistojnë probleme”, theksoi Wenger.

Ozil së fundmi është përmendur si objektiv i Real Madridit.

Kurse, Sanchez kërkohet nga Chelsea.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.