Fajon, Kosovës: Plotësoni kushtet, ka ende shpresë për liberalizim
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë se enda ka shpresë që Kosovës t'i hiqen vizat gjatë këtij viti, por që duhet plotësuar kushtet e mbetura.
Lajme
Eurodeputeja sllovene ka deklaruar se sot është bërë një kompromis mbi mekanizmin e heqjes së vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, e që sipas saj është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën, transmeton lajmi.net.
“I bëj thirrje Kosovës që të përmbush sa më parë dy kushtet e fundit për liberalizimin e vizave. Ende ekziston një mundësi”.
“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova duhet t’i përmbush edhe dy kushte për të arritur liberalizimin e vizave, ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë shpresë për kalimin e Demarkacionit në Kuvend, për shkak të kundërshtimeve të ashpra nga opozita të cilët pretendojnë se Kosovës ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë me këtë marrëveshje. /lajmi.net