Në një qytet në Francë ndalohet ekspozimi i Marisë së Virgjër
Kryetari i qytetit thotë se do ta largojnë statujën për ndonjë vend privat, por ajo duhet të ekspozohet.
Bota
Një qytet në Francë do të gjobitet nëse nuk e largon statujën e Marisë së Virgjër.
Sipas kryetarit të qytetit Publier, statuja duhet të largohet sepse nuk korrespndon me ndalesën kombëtare të ekspozimit të objekteve e simboleve fetare në hapësira publike.
Nëse nuk bashkëpunohet, qyteti do të gjobitet me 105 dollarë në ditë.
Kryetari i qytetit thotë se do ta largojnë statujën për ndonjë vend privat, por ajo duhet të ekspozohet.
Problem më parë pati paraqitur edhe imazhi i nënës së Jezusit, ekspozuar afër Lumit Gjeneva.
Franca në vitin 2010-të është bërë shteti i parë në Evropë që e ndalon veshjen e mbulesës në hapësira publike. /KultPlus