Red Bulli e ka bërë “me krahë” Leipzigin, fiton bindshëm, forcon kreun
RB Leipzig po marshon sigurt në Bundesligë.
Sport
Skuadra që këtë vit është promovuar në elitën e futbollit gjerman, ka shënuar edhe fitoren e gjashtë më radhë, duke e mposhtur 1:4 në udhëtim Freiburgin e Amir Abrashit, në kuadër të xhiros së 12-të.
Kjo fitore e forcon Leipzigun në vendin e parë me 30 pikë, 6 më shumë se Bayerni që nesër përballet me Leverkusenin.
Në xhiron e ardhshme, Leipzig pret në shtëpi Schalken.