Mourinho: Ne ishim më të mirë, ata ishin me fat
Jose Mourinho beson se skuadra e tij ishte e pafat ndaj Arsenalit.
Sport
Manchester Unitedi barazoi 1:1 me Arsenalin në ‘Old Trafford’, dhe sipas Jose Mourinhos skuadra e tij meritoi fitoren.
“Ne ishim ekipi më i mirë në fushë”, tha Mourinho, përcjell lajmi.net.
“Ishim të mrekullueshëm, sidomos në aspektin defensivë. Luajtëm me besim dhe bëmë lojë të mirë. Ata ishin ekip me fat”, shtoi ai.
“Nuk dua të them nëse vendimi për penalltinë ishte gabim apo jo. Unë e di, sepse e pashë atë. Nuk dua të flasë”.