Juventus – Pescara, lajm fantastik për Rey Manaj

Rey Manaj ka një mundësi të artë për të treguar vlerat.

Sport

18/11/2016 16:31

Sulmuesi shqiptar pritet të nis nga minuta e parë sfidën mes Juventusit dhe Pescarës, ndeshje që zhvillohet nesër.

Kështu ka deklaruar trajneri i Pescarës, Massimo Oddo.

“Manaj është i gatshëm, mund të luaj nga fillimi. Verre dhe Bahebeck nuk do të jenë, i pari ka probleme me kondicionin dhe i dytë është duke u rikuperuar”, ka deklaruar Oddo, përcjell lajmi.net.

Manaj ka zhvilluar disa minuta në ndeshjen që Shqipëria e humbi 0:3 nga Izraeli në ‘Elbasan Arena’.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.