“Ciao” Torino, ky do të jetë klubi i ri i Ajetit

Arlind Ajeti po e kupton se tashmë hapësirat për të në Torino janë të vogla dhe ndoshta në janar i leverdis të ndryshojë ambient, të paktën në huazim.

Merkato

15/11/2016 11:57

Zgjodhi Torinon në verë, por edhe për fatin e tij të keq nuk po luan aty, pasi pësoi një dëmtim pa nisur sezoni dhe sapo është kthyer në dispozicion teë trajnerit Sinisa Mihajlovic, i cili ndërkohë ka gjetur formulën e duhur në mbrojtje dhe nuk ka arsye pse të ndryshojë.

Arlind Ajeti po e kupton se tashmë hapësirat për të në Torino janë të vogla dhe ndoshta në janar i leverdis të ndryshojë ambient, të paktën në huazim.

Sërish në horizont është Peskara, që e kërkoi gjatë në verë, por mbeti e zhgënjyer. Gjithsesi, klubi abrucez do të tentojë sërish, pasi ka një mbrojtje mjaft të brishtë dhe shqiptari do t’i vlente shumë, shkruan “Sportal.al“.

Megjithatë, në garë për Ajetin është edhe Krotone, që gjithashtu kërkon përforcime cilësore në janar, por duhet parë si do të ecin gjërat në Torino, sepse nëse Ajeti fillon të luajë rregullisht, zor se do të ndryshojë ambient.

Grumbullimi nga Shqipëria tregoi se Ajeti është kthyer në formë fizike thuajse të plotë dhe thjesht i duhet të luajë, për të gjetur ritmin e duhur, ndaj në javët e ardhshme me shumë gjasa Mihajlovic do t’i japë minuta. Kjo edhe për faktin se klubi dëshiron ta shohë në fushë, para se të vendosë çdo të bëjë në janar, sepse bëhet fjalë për një futbollist 23-vjeçar, pjesëtar i kombëtares, ndërkohë që Torino aktualisht disa mbrojtës i ka mbi 30 vjeç.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.