Ujkani optimist: Ja çfarë do t’i bëjmë Turqisë
Përfaqësuesja Kosovës ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Turqinë.
Sport
Nesër në kuadër të grupi I kualifikues për Kampionatin Botëror, Turqia në Antalya pret Kosovën.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka parashikuar ndeshje të vështirë ndaj Turqisë, por deklaron se do të bëjnë të pamundurën për një rezultat pozitiv, përcjell lajmi.net.
“Do të jetë ndeshje e vështirë. Turqia ka super futbollistë dhe kjo do ta bëjë më të vështirë ndeshjen. Do të mundohemi t’i ndalim lojtarët e tyre dhe të marrim rezultat pozitiv pasi që dihet se lojtarë si Turan dhe Ilmaz, luajnë me Turqinë”, deklaroi Ujkani.
“Lajmi.net” do t’ju mbajë të informuar nga vendi i ngjarjes në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe duelin e nesërm mes Shqipërisë dhe Izraelit.