Portieri pret penalltinë me dorë të thyer (VIDEO)
Emiliano Viviano është një portier i talentuar në Itali, i cili nuk mundi që të linte gjurmë tek Interi apo Arsenali, por ai njihet si specialist 11-metërshash. Madje njërin prej tyre e ka pritur tri javë më parë, por ky ka qenë i veçantë për Viviano, pasi atë e ka pritur me dorë të thyer.
