Ja si reagojnë gjakovarët ndaj eksperimenteve sociale – abuzim me fëmijët (Video)
Anëtarët e grupit "GJ07 Prank" kanë realizuar në Gjakovë një eksperiment social. Në këtë eksperiment është marrë për bazë abuzimi më fëmijët, duke treguar se sa janë të ndjeshëm qytetarët dhe si reagojnë ata kur hasin këso situatash.

Lajme
“Ne jemi të maskuar si persona të thjeshtë dhe e abuzojmë një bebe ku i shikojmë si reagojnë qytetarët dhe duam të dimë se a janë në gjendje ta ndalojnë abuzimin. Ndërsa tek një skenë tjetër aktori ynë është maskuar dhe kërkon nga kalimtarët që t’i ndihmojnë kinse është duke u ndjekur nga një përson i pa njohur”, thonë djemtë e “GJ07 Prank”, shkruan lajmi.net.
Sipas tyre, përmes eksperimenteve sociale kanë dashur të tregojnë solidaritetin e shoqërisë ndaj fëmijëve dhe zemërgjerësinë e tyre. /Lajmi.net/
