Raporti i autoriteteve italiane i vë shqiptarët drejtues të trafikut të paligjshëm në Bari
Raportet e herëpashershme të autoriteteve italiane tregojnë se mafia shqiptare është mjaft e përhapur në territorin e vendit fqinj.

Lajme
Në një raport të detajuar që i referohet periudhës nga 1 korriku 2015 deri në 30 qershor 2016, Anti-Mafia e Barit (DND) përshkruan kontekstin aktual kriminal në territorin barez dhe atë të Foggia-s.
Sipas raportit, në vend nuk operon vetëm mafia bareze, por edhe grupe të huaja kriminale,transmeton syri.net.
“Nigerianët, shqiptarët dhe rumunët: veçanërisht këta, drejtojnë trafikun e paligjshëm në Bari”, citohet raporti i DND nga mediat lokale.