Barcelona, dështon përforcimi i madh (FOTO)
Talenti i madh i Celticut, Karamoko Dembele nuk do të transferohet në Barcelonë.

Sport
Barcelona nuk do ta transferojë talentin e Celticut, Karamoko Dembele për shkak të frikës nga një dënim i ri nga FIFA për angazhimin e futbollistëve të grupmoshave të reja, raporton “Sport”.
Gjiganti katalan mbeti dy afate kalimtare pa regjistruar përforcime më 2014, për shkak të shkeljes së rregullave në transferimin e futbollistëve të grupmoshave të reja, përcjell “Lajmi.net”.
Dembele, 13-vjeç ka befasuar botën e futbollit me talentin e tij duke zgjuar interesim edhe nga Barcelona.
Por, kampioni i La Ligës duhet se do të tërhiqet nga angazhimi i tij për shkak të frikës nga një dënim i ri nga FIFA.