Aguero zbulon çfarë i tha Guardiola për ta mposhtur Barcelonën

Sergio Aguero ka zbuluar këshillat e Pep Guardiolës në fitoren e Manchester Cityt ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/11/2016 08:21

Sergio Aguero ka bërë të ditur se çfarë i tha trajneri Pep Guardiola në fitoren e Manchester Cityt ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Citizens” mposhtën gjigantin katalan me rezultat 3:1 në “Etihad Stadium”.

Kurse, argjentinasi ka treguar se çfarë u kishte kërkuar Guardiola.

“Pep na ka thënë se si t’i vejmë nën presion dhe të ballafaqohemi në duele, ne i kemi përcjell këshillat e tij dhe arritëm të fitojmë”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne bisedojmë shumë dhe ai mundohet të na përmirësojë”, theksoi Aguero.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.