25 burra rrahin gruan me shkopinj druri, derisa qindra persona shikonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë (Foto/Video+18)

Një grua në Indi është rrahur brutalisht nga një grup burrash derisa ka humbur vetëdijen, të cilët ishin të bindur se ajo është fajtore për vrasjen e burrit të saj.

Bota

03/11/2016 20:44

Ashok Pasëan 50-vjeç vdiq nga dhuna e shkaktuar në familje, në të cilën ishte e përfshirë edhe gruaja e tij Usha Devi 45, transmeton Telegrafi.

2

 Por Usha nuk shpëtoi lehtë, kur u tërhoq zvarrë nga shtëpia në prezencë të fëmijëve nga 25 burra të cilët ushtruan dhunë ndaj saj.

Dhe derisa ajo rrihej brutalisht, afro 100 persona vështronin me vëmendje dhe për asnjë moment nuk bënin asgjë për të parandaluar këtë veprim të tmerrshëm.

Madje njëri prej “shikuesve” pati kohë të filmoj rrahjen, me të cilën me sa duket kënaqej. /Telegrafi/