As Nisma nuk i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi për reformën zgjedhore

Në takimin e nesërm të thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, përveç Vetëvendosjes dhe AAK-së, nuk do të marr pjesë as Nisma.

Lajme

03/11/2016 20:20

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net sekretari i këtij subjekti politik Bilall Sherifi. Ai ka vlerësur se kjo legjislaturë tani më nuk ka kohë të merret me reformën zgjedhore si dhe thekson se Thaçi  është  ndër  njerëzit më përgjegjës pse ka dështuar reforma zgjedhore.

“Ai nuk mund të thërras tani takime që të bëj reformën zgjedhore apo që nën ombrellën e tij të zhvillohet procesi i reformës zgjedhore

Këto reforma ka mundur t’i kryej në cilësinë e kryetarit të PDK-së dhe kryeministrit të e vendit dhe nuk ka dashtë”, shprehet Sherifi.

Kjo çështje, siç thotë ai, i takon partive politike dhe kjo duhet të fillojë tek pas çështjeve të ardhshme , tash sipas tij, s’ka kohë./Lajmi.net