Limaj: Dje u dënuan ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës

Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj duke komentuar vendimin  Gjykatës së Apelit të grupin “Drenica 2”, ka thënë se është një lajmi i keq për liridashësit e Kosovës.

Lajme

25/10/2016 10:19

Limaj me një status në facebook ka thënë se me këtë vendim u dënuan zarar e parë të UÇK-së

“Lajm shumë i keq për të gjithë liridashësit në Kosovë.!”

“Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës”.

“Unë dhe familja ime e ndjejmë shumë mirë çka është persekutimi në liri, në lirinë të cilën ende se kemi shiju.!”

“Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë.!”, ka shkruar Limaj. / lajmi.net