Top pesë këngëtarët që u befasuan nga zëri i fansave të tyre (Video)

Jo rrallë fansat befasojnë këngëtarët e tyre të preferuar me zërin që kanë. Së fundmi, ka qarkulluar një video ku përmbledh top pesë këngëtarët, reagimi i të cilëve ishte i këndshëm, por edhe i papritur.

Fun

24/10/2016 12:59

Enrique Iglesias renditet i pari në listën e këngëtarëve, veprimi i të cilit ishte i papritur. Ai sapo ia dha mikrofonin një fanseje të tij për të vazhduar këngën, u mahnit nga zëri i saj dhe e puthi. Pavarësisht kësaj, duket sikur vajza e ka qëllim të këndojë dhe nuk ndalet nga puthja e papritur e këngëtarit të preferuar. Më pas këndojnë bashkë deri në fund.

Këngëtarja e dytë është Jessie J, e cila njihet me zërin e saj të veçantë, por përpara fanses së saj, ajo u step deri në fund të këngës. Rrallë i bashkohet, për ta lënë fansen e saj të tregojë veten.

Josh Groban është këngëtari i radhës që këndoi bashkë me fansen e tij, duke realizuar një duet të mrekullueshëm.

Kurse Beyonce teksa po këndonte, kur ia vendosi përpara mikrofonin një fansi të saj, shprehja e fytyrës ishte sa qesharake po aq befasuese për të mirë. Ajo madje e inkurajoi djaloshin për të kënduar edhe më tutje.

Adele bëri nga të gjithë veprimin më të mirë, duke ia lënë komplet skenën fanses së saj, e mahnitur nga zëri i saj. /lajmi.net

YouTube player