Parlamenti në Venezuelë: Po diskutonin për energjinë elektrike, por i ikën dritat (Foto)
Një incident i papritur ka ndodhur dje në Venezulë ku parlamenti ka mbetur në errësirë pikërisht kur po diskutonte një ligj për sektorin e energjisë.

Bota
Dritat u fikën për herë të parë kur Ramon Lobo, një ligjvënës pro-qeveritar, mbrojti politikat energjetike të presidentit Nicolas Maduro, thotë “BBC”.
Kryetari i Opozitës, Luis Florido thumboi në Twitter: “realiteti i vendit i ka goditur në fytyrë.”
Seanca më vonë u pezullua. Venezuela po përballet me një krizë të rëndë të energjisë elektrike dhe mungesat janë të shpeshta në vend tashmë.
Raportet thanë ndërtesa të tjera në të njëjtën zonë të kryeqytetit, Karakas, kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike.