Trajneri i ri e largon Rooneyn nga Kombëtarja e Anglisë
Trajneri i ri i Anglisë ka marrë vendimin më të madh që është marrë në këto kombëtare viteve të fundit.
Sport
Gareth Southagate që ka zëvendësuar Sam Allardycen, ka vendosur të largojë Wayne Rooneyn nga Kombëtarja e Anglisë, për ndeshjen e nesërme që e zhvillojnë në udhëtim te Sllovenia, në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Deri të ky vendim Southagate ka ardhur pas paraqitjes së dobët të anëtarit të Unitedit në fitoren 2:0 ndaj Maltës, përcjell Lajmi.net.
Rooney ishte lojtari më i kritikuar i Anglisë në fitoren ndaj Maltës.
Lojtarët kandidatë për të bartur shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Sllovenisë janë Gary Cahill dhe Jordan Henderson.