Ushtrimi i pazakontë i portierëve të Nowrichit, është bërë sensacion në internet (VIDEO)
Katër portierët e skuadrës angleze, Norwich City, janë bërë sensacion në rrjetet sociale.

Sport
Kjo për shkak të një ushtrimi që e kanë praktikuar ata në stërvitje, me një trampolinë të vogël.
Dy portierë luajtën kundër dy të tjerëve, ku qëllimi ishte që pas goditjes, topi të prekë trampolinën e improvizuar dhe të përfundojë jashtë, përcjellë “Lajmi.net”.
Një ushtrim futbollistiko-volejbollistik, që po pëlqehet dhe komentohet me të madhe në rrjetet sociale.
