Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit. Në këto kushte tri ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Lajme

10/10/2016 09:13

Vranësirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive të cilat nëpër disa vende, ditën e marte do të përcillen me shkarkime elektrike.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 9- 16 gradë Celsius. Shtypja  atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Pas ditës së premte do të ketë kushte tjera meteorologjike, duke bërë që temperaturat maksimale të rriten rreth 18-19 gradë Celsius.