Shokohet bota e boksit, Fury e pranon se ka përdorur kokainë
Kampioni i botës në boks në peshat e rënda, ka pranuar se ka përdorur kokainë.
Sport
Në javët e fundit mediet kanë raportuar për dështimin e tij në testin e kokainës, duke pretenduar se kjo ka qenë edhe arsyeja për anulimin e meçit me Wladimir Klitschko, dhe jo lëndimi i tij.
I ftuar në ‘Rolling Stone Magazine’,Fury ka pranuar se ka përdorur kokainë, shkruan BBC, përcjell Lajmi.net.
26 vjeçari ka thënë se kokainë e ndihmon për të mposhtur depresionin, pasi është një maniak depresiv, dhe shpreson që dikush ta vret para se ai të vras veten.