Prokuroria zgjeron hetimet në rastin e përgjimeve, përfshihen edhe Besim Beqaj, Njazi Kryeziu dhe 5 të tjerë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci, deputet dhe ish kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

04/10/2016 14:36

Hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: A.P. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, I.G. ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj, ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Njazi Kryeziu ish – Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit Zenun Pajaziti, deputet në Parlamentin e Republikën së Kosovës, Fatmir Shurdhaj, ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sadat Gashi, ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /Lajmi.net/