Bunjaki: Rashica nuk është i lënduar, luan ndaj Kroacisë

Albert Bunjaki ka dhënë një lajm të mirë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

30/09/2016 18:34

Ai ka thënë se Milot Rashica, do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, atë ndaj Kroacisë më 6 tetor dhe Ukrainës më 9 tetor.

“Miloti nuk është i lënduar, kam biseduar me të dhe është në gjendje të mirë”, ka deklaruar Bunjaki.

Kosova më 6 tetor luan ndaj Kroacisë në ‘Loro Boriçi’  dhe ndaj Ukrainës më 9 tetor në Poloni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.