Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha bashkëjetojnë prej më pak se një viti!

I ftuar në puntatën e sotme të “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin ka qenë futbollisti i Partizanit, Alban Hoxha. 

ShowBiz

22/09/2016 11:59

Prej kohësh flitet për një lidhje dashurie mes tij dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga, një dyshim i ngritur pas komenteve të shpeshta në llogaritë e të dyve në Instagram. Jo vetëm kjo,  por Çiljeta prej kohësh i ndjek nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bën tifo për Albanin.

Jo më vonë se dje, një koment i Çilit duke iu drejtuar Albanit me fjalët “Dashuria ime” bëri bujë në media.

Në intervistën me dy moderatorët sapo ata kanë përmendur Çiljetën, Albani ka nisur të qeshë.

“Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”,- ka thënë ai.

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të jetë apo jo të dielën në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”, për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha ka shtuar:
“Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”,- ka thënë ai për “Wake Up”.

Sipas burimeve të Top Channel, Albani dhe Çiljeta janë në një marrëdhënie dhe bashkëjetojnë prej më pak një viti. Ky është çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. /Blitz.al/