‘BeerFest 6’ cakton datat e reja, ja ku do të mbahet këtë herë (FOTO)
Festivali i birrës i cili është anuluar për shah të incidentit me armë në Sheshin 'Zahir Pajaziti', është vendosur të vazhdohet.
ShowBiz
‘BeerFest Kosova’ po rikthehet! Pas anulimit gjatë datave të muajit korrik, kur ka ndodhur edhe incidenti që ka krijuar panikë të madhe tek të pranishmit, tani kthehet me masa tjera sigurie.
Organizatorët kanë lajmëruar se këtë herë është ndryshuar lokacioni dhe parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë vendi që do të mbledhë të rinjtë, ku është edhe e ndaluar të marrin pjesë të rinj nën moshën 18 vjeçare, përcjellë lajmi.net.
Megjithatë, edhe këtë herë hyrja është falas dhe Beerfest do të zghasë tre netë rresht, më datat 30 shtator, 1 dhe 2 tetor./lajmi.net
