Befasi nga FIFA, ndryshon “Topi i Artë”

FIFA planifikon të ndryshojë formatin e ngjarjes dhe qytetin nikoqir për “Topin e Artë” më 2017.

Sport

15/09/2016 10:42

Ceremonia e “Topit të Artë” 2017, mund të jetë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar në të kaluarën.

Kjo për shkak se FIFA planifikon të ndryshojë formatin e ngjarjes dhe qytetin nikoqir të ngjarjes ku do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë, raporton e përditshmja zvicerane “Handelzeitung”, përcjell “Lajmi.net”.

Sipas saj, FIFA është duke konsideruar mundësinë që Londra ta zëvendësojë Zurichin si qytet nikoqir.

Kurse, po ashtu formati i mbrëmjes mund të jetë ndryshe nga edicioni i ardhshëm.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4