Postuan foto në facebook pa lejen e saj, vajza padit prindërit
Një 18-vjeçare nga Kartner i Austrisë i ka paditur prindërit e saj, pasi ata kishin postuar fotografi në facebook që ajo i ka cilësuar si të turpshme.
Bota
Austriakja pretendon që fotografitë intime të fëmijërisë ia kanë shkatërruar asaj jetën.
Ajo ka thënë se prindërit ia kanë postuar në facebook më shumë se 500 fotografi pa lejen e saj, që nga viti 2009.
Gjykatësja Michael Rami ka thënë se klientja e saj ka shumë mundësi ta fitojë rastin.
“Ata nuk kishin as turp e as limit, dhe nuk u interesonte nëse ishte një fotografi imja në tualet ose e shtrirë lakuriq në shtratin tim, ata më fotografonin dhe i postonin në rrjetet sociale”, ka thënë adoleshentja, shkruan heute.at, transmeton albinfo.
Prindërit e saj kanë refuzuar t’i fshijnë fotografitë e saj, të cilat i kanë shpërndarë në facebook.