Skandal në Tiranë, mishi i derrit e stomakët e pulave shiten për mish viçi
Një rast abuzimi me produktet ushqimore është zbuluar në Tiranë.

Lajme
Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka zbuluar se si tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajtje me mish viçi.
Në të vërtetë, nga investigimi rezulton se vendin e mishit të viçit e kanë zënë stomakët e pulave dhe dhjami i derrit.
Në një prej subjekteve private ku kamera e fshehtë e “Fiksit” arriti të depërtonte, pronari i saj tha: “Kam shok Kreshnikun”, që i bie të jetë nëndrejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.