Kuka “sulmon” qeveritarët (FOTO)
Driton Kuka është mllefosur me qeveritarët e Kosovës.

Sport
Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, ka shpërthyer me një mesazh në rrjetin social Facebook.
Trajneri i Kosovës në xhudo, Sipas trajnerit të Majlinda Kelmendit, premtimet për sporti e xhudos kanë mbetur vetëm fjalë.
Ky është mesazhi i plotë i Kukës
Euforia kaloi, medaljen e artë Olimpike e kemi sjell në shtetin tonë e për popullin tonë!
Kaloi edhe “meritokracia” e shumë njerëzve rreth ekipit tonë me sesione fotografike!
Ne vazhdojmë punën çdo ditë 4-8 orë në ditë dhe atë unë me nxënësit e mi, deri sot asnjë ndryshim as lëvizje pozitive përveç fjalëve për Sportin e xhudos, për ekipin Olimpik për Tokyo 2020 …
Shteti dha Shpërblimet sipas ligjit, me një përjashtim pozitiv karshi Norës nga Ministri, por asnjë institucion tjetër asnjë lëvizje, mos mendoni që nuk i kuptojmë sjelljet Hipokrite të disa institucioneve e besa edhe individëve që vrapuan të duken sikur kan ba namin duke kontribuar për medaljen e artë Olimpike …
Mos të mendoj askush që me qetësi do tejkalohen dështimet e shumë njerëzve karshi Sportit do i shpalosim krejt një nga një.