Policia gjen koktej molotovi në lagjen “Dardania” (Foto)

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia është duke bastisur disa garazha.

Lajme

01/09/2016 10:39

Policia është parë duke nxjerrë shishe të molotovit nga lokalet e bastisura, raporton kallxo.com.

Zyrtarët për media në Policinë e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për aksionin.

“Në atë pjesë është duke u zhvilluar një aksion”, ka thënë shkurt zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

aksioni1-768x432