Shqipëria ngushëllon Italinë, MPJ publikon numrin e telefonit për shqiptarët

Ministria e Jashtme shpreh ngushëllimet dhe solidarizohet me Italinë ne këto momente te vështira.

Lajme

24/08/2016 10:10

Ministria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente te vështira te shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale.

Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.

Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jone ne Rome informohemi se deri ne këto momente nuk rezulton qe te ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.

Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome për t’ju ardhur ne ndihme, vendos ne dispozicion te qytetareve shqiptar numrin e emergjencës +393420498192.

Ministria e Punëve te Jashtme, është ne ndjeke te situatës dhe do te informoi ne vijimësi opinionin publik.