Masa të jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit ku do të flejë Joe Biden (Foto)

Organet e sigurisë janë mobilizuar që të ofrojnë masa të jashtëzakonshme të sigurisë në qendër të Prishtinës.

Lajme

16/08/2016 13:36

Pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, janë shtuar masat e sigurisë, njofton lajmi.net

Pjesëtar të Policisë së Kosovës shihen ngado. Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.

Ata kanë futur nën kontroll e tërë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vëzhgojnë çdo lëvizje rreth tij.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.

Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i është kërkuar që rrallojnë lëvizjet dhe t’i mbyllin dritaret.

Njëri nga banorët në ndërtesët kapur me këtë hotel, ka thënë për lajmi.net se policia pak ditë më parë, u kishte thënë që gjatë ditës së sotme që t’i mbyllin dritaret në banesat dhe lokalet përreth.

Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur. Lajmi.net

14045026_10210299434902474_653814814_o 14059947_10210299574585966_1360961754_o 14045480_10210299574225957_1045455855_o 13989702_10210299435142480_1276599830_n