Presidenti ngushëllon familjen e Osman Sefë Gashit

Rapsodi i këngëve folklorike, Osman Sefë Mleqani, ka vdekur dje. Për ta kujtuar atë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një video të tijën dhe e ka ngushëlluar familjen Gashi.

ShowBiz

16/08/2016 11:56

Thaçi ka shkruar se Osman Sefë Gashi – Mleqani, së bashku me atin dhe vëllezërit e tij me këngë e mbajtën gjallë kujtesën dhe shpirtin kryengritës të shqiptarëve.

“U nda nga jeta njëri nga rapsodët më të talentuar të Kosovës, Osman Sefë Gashi (Mleqani). Së bashku me të atin dhe vëllezërit, me këngët e tyre, mbajtën gjallë kujtesën dhe shpirtin kryengritës të popullit tonë. Familja Gashi i fali atdheut dëshmorin e UÇK-së, Beqir Gashi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Osmani ishte më i madhi nga vëllezërit Gashi, të cilët populli i njeh si bijtë e Sefës. Ai do të varroset sot në ora 14:00 në fshatin Mleqan