Ymeri: Kryederri Isa Mustafa do organizim represiv kundër Republikës! (Video)
Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se çështja e demarkacionit është çështja më të deligjitimuar që ka pasur ndonjëherë në Kosovë.
Lajme
“Të gjitha ato argument dhe fakte të sjellura nga ekspert të ndryshëm, nga përfaqësues politikë dëshmuan se territori i Kosovës është rrudhur përmes kësaj marrëveshje”, tha Ymeri.
Sipas tij përkundër gjitha kundërshtimeve udhëheqësit e vendit po vazhdojnë më procedimin e marrëveshjes, shkruan lajmi.net.
“Përkundër kësaj Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli po vazhdojnë më procedimin e saj”, sipas tij, kjo marrëveshje po e rrënon demokracinë dhe nuk po e lënë të zhvillohet një debat i mirëfillt politik.
Ai tha edhe pse Isa Mustafa ishte i pranishëm në debat ai në mbrëmje dëshironte ta procedonte marrëveshjen në qeveri ende pa përfunduar debati, por edhe përkundër të gjitha atyre fakteve se Kosova po humbë territor.
“Këta tre e dëshmuan se nuk qajnë kokën as për argumente as për ndonjë gjë tjetër përveç interesave të tyre”, tha Ymeri. /Lajmi.net/