Shpejtim Bulliqi: Demarkacioni, një mashtrim total

Ai thotë se prezantimi i komisionit nuk ofroi fakte të reja siç ata kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertët e pavarur dëshmuan më 3 gusht 2016.

Lajme

09/08/2016 21:59

Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK-së, ka reaguar në emër të ekspertëve të pavarur pas konferencës për media të kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetarit të komisionit shtetëror, Isa Mustafa.

Sipas tij, demarkacioni është mashtrim total, transmeton lajmi.net.

“Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi. Gjatë debatit të 3 Gushtit 2016, nuk patëm përgjigje në lidhje me kadastrën e Malit të Zi përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën. Edhe sot asnjë parcelë kadastrale nuk u prezantua përgjatë gjithë vijës kufitare dhe se prezantimi i njëanshëm nuk ishte asgjë tjetër, përpos një tentimi për të mbuluar mos argumentimin e demarkacionit dhe manipulimet që janë bërë më te si proces”, thekson Bulliqi në emër të ekspertëve të pavarur.

Ai thotë se prezantimi i komisionit nuk ofroi fakte të reja siç ata kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertët e pavarur dëshmuan më 3 gusht 2016.

“Andaj ne ju sigurojmë që Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974. Në momentin e duhur, grupi i ekspertëve të pavarur, do të thërras konference për media dhe do të dëshmoj që ky demarkacion është totalisht jo i rregullt, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën”, thekson në fund Bulliqi. /Lajmi.net/