Bombë në shtëpinë e Murat Mehës (Foto/Video)

Njësitet e deminimit të Policisë së Kosovës kanë arritur te shtëpia e Murat Mehës.

Lajme

09/08/2016 15:03

(I plotësuar) – Policia ka evakuuar të gjitha lokalet në rrugën “Isa Boletini” në afërsi të shtëpisë së Murat Mehës.

Aty janë parë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe njësite të shumta të policisë së Kosovës, raporton lajmi.net

mm mmm

***

Policia e Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Murat Mehës, Kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Njësite të Policisë së Kosovës, dhe Zjarrfikësit janë parë afër shtëpisë së Mehës, derisa rruga “Isa Boletini” është e bllokuar tërësisht.

***

Policia e Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Murat Mehës, Kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Florie Ahmeti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se në oborrin e një shtëpie në lagjen Dardania në Prishtinë dyshohet për një mjet shpërthyes.

“Ekipet janë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një mjet i dyshimtë në terasen e shtëpisë së Mehës”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net

murat

http://www.dailymotion.com/video/x4nxjh9_shtepia_news