Tetovari i ndaloi veturat në Shkup, i shpëtoi nga përmbytjet (Video)
Vele Bogatinovski, tetovari i cili tani jeton në Zvicër, është heroi që me anë të rrjeteve sociale e kërkonte profesoresha në Institutin për gjuhë maqedone, Dr. Elka Jaçeva Ulçar, duke treguar historinë që një i huaj ka ndaluar automjetet të lëvizin në kryqëzimin e Shkupit dhe duke i paralajmëruar për rrezikun e madh, njofton TetovaSot.

Lajme
“Të dashur FB-miq, në sajë të shpërndajrjes tuaj erdha tek heroi i mbrëmshëm. Quhet Velet Bogatinovski. Deri para dy vjet ai ka jetuar në Tetovë, dhe dy vitet e fundit jeton në Zvicër. E thirra në telefon. Ai ma tregoi historinë e jetës së tij që do të mbajë për veten time.
E vetmja gjë që unë mund të them në lidhje me të (dhe kam mësuar nga një bisedë telefonike) është se ai është njeri fisnik, që ekzistencën e tij e kupton si mision për të ndihmuar dhe për të mirën e çdo personi, pavarësisht nga feja, gjinia apo bindja politike. Ai nuk dëshiron asnjë publicitet i cili është një tjetër konfirmim për madhështinë e tij! Le të ndjekin vetëm të mirat në misionin e tij! Për të gjithë ju, edhe një herë shumë faleminderit! “, ka shkruar në fb, profesoresha Jaçeva.
