“The Underground Electrician” do të shfaqet në Londër (Foto)
Profili i dokumentarit për jetën e Ajet Ferizit, tregon rutinën e tij si një punëtor i minierave.
ShowBiz
“The Underground Electrician”, me regji të Valmir Tertini, është një dokumentar observativ pa zë dhe pa intervistë, që përshkruan jetën e 38 vjeçarit dhe përvojën e tij të punës në miniera, e këtë herë ai do të shfaqet edhe në Londër, shkruan lajmi.net.
Vetëm nëpërmjet imazheve, filmi paraqet këtë profesion dhe vështirësitë që duhet përballur inxhinieri elektrik i makinerive të rënda.
Ky dokumentar ka marrë pjesë edhe në festivalet e filmave në Amerikë, Angli dhe Evropë.
Dokumentari “The Underground Electrician”, ka marrë pjesë edhe në “Monthly Film Festival” në Londër, ku ka zënë vendin e dytë.
London Film Festival Lift-Off, është ndër Festivalet e Filmit më të mira në botë, që ka për qëllim të shfaqë filmat e të rinjve dhe talentet e tyre. Filmat fitues do të marrin zgjedhje automatikisht zyrtare./lajmi.net


