Me muzikë, birra e shumë njerëz, fillon edicioni i gjashtë i “Beerfest Kosova” (FOTO)

"Beerfest Kosova" ka filluar sonte edicionin e gjashtë.

ShowBiz

29/07/2016 22:21

Shumë qytetarë nga Prishtina dhe të ardhur nga vendet tjera të Kosovës janë mbledhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë për një natë të mbushur me muzikë, festë dhe birrë, shkruan lajmi.net.

Artistët kryesorë të mbrëmjes sonte janë Lyrical Son dhe McKresha, ndërsa si çdo vit, kompanitë prodhuese më të mëdha të birrës në vend kanë rregulluar vendet prej ku do të shpërndajnë birrë me çmime promovuese.

Beerfest Kosova 6 do të zgjasë tri netë, me artistë e dj të ndryshëm që do të përkujdesen për muzikën./Lajmi.net

3 13876538_1386853397997175_1283698643884725353_n222 111