Në fillim të javës së ardhshme në Adriatikun jugor ka mundësi për reshje afatshkurta, njoftuan meteorologët.
Lajme
25/07/2016 20:11
Siç thonë, nga e mërkura prapë na pret mot me diell dhe shumë i mirë për pushim dhe larje, shkruan ul-info.com.
Temperatura e ajrit në Ulqin do të sillet rreth 33, ndërsa e detit rreth 25 shkallë Celsius, gjersa do të fryjë erë e dobët deri në mesatare me drejtime perëndimore.