Pse gjysmë vëllai i Obamës do të votojë për Donald Trump?
Malik Obama, gjysmë vëllai i presidentit të SHBA-së Barack Obama, ka thënë se do të votoj për president të ardhshëm Donald Trump-in.

Bota
Malik ka deklaruar se ai tashmë ndihet republikan dhe se në zgjedhjet e ardhshme për president do të votojë për Donald Trump, transmeton lajmi.net.
“Më pëlqen Trump sepse ai flet nga zemra”, tha Malik.
Sipas vëllait të tij, Hillary Clinton dhe Barack Obama vranë liderin libian Moammar Khadafy, që ai e konsideronte ndër miqtë e tij më të mirë në jetë.
Por ajo që e brengos më së shumti gjysmë vëllanë e Obamës, është që Partia Demokratikë e mbështet martesën e të njëjtës gjini.
“Tani ndihem Republikan sepse ata nuk mbështesin martesën e së njëjtës gjini, kjo është ajo që më pëlqen më shumë”, tha ai.
Mendohet se Malik Obama ka të paktën tri gra, edhe pse shumë herë është raportuar që numri i grave ka shkuar deri në 12.
Megjithatë, kur ai është pyetur për gratë e tij dhe sa fëmijë ka aktualisht, ai ka thënë “Kjo është diçka krejt personale”.
Në nëntor, ai ka plan të shkojë në SHBA vetëm për një qëllim, të votojë për Donald Trump.
“Tashmë ndihem Republikan” është shprehur gjysmë vëlllai i Obamës.
Ndërkohë edhe Trump ka reaguar me një postim në Twitter duke u shprehur i habitur.
“Wow, vëllai i Presidentit Obama, Malik njoftoi se do të votojë për mua. Ndoshta u trajtua keq nga Presidenti, si gjithë të tjerët”.
Ndër të tjera Malik ka thënë:
“Vëllai im nuk më ndihmonte kurrë, ai më kërkonte të heshtja kur un flisja. Nuk më ka përkrahur kurrë, tha Malik duke iu drejtuar Barack Obamës.
Ndërsa duke iu drejtuar Donald Trump ai ka thënë: Të bësh Amerikën të madhe përsëri, është një slogan i madh, do të doja ta takoja Trumpin”. /lajmi.net