Dikur superyll, ja me kë po stërvitet tani Balotelli (FOTO)

Mario Balotelli është duke u stërvitur me ekipin e rezervave të Liverpoolit.

Sport

25/07/2016 15:01

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Ai qëndroi i huazuar në Milan sezonin e kaluar, ndërsa nuk është përfshirë në skuadrën e “Reds” që udhëtoi në SHBA për turin parasezonal.

Balotelli kështu ka mbetur në Liverpool edhe atë duke u stërvitur me ekipin e rezervave.

“Duke punuar shumë me ekipin e rezervave. Seancë cilësore me top lojtarë”, shkroi 25 vjeçari në rrjetet sociale duke bërë shaka.

https://www.instagram.com/p/BISFBwnBKgR/?taken-by=mb459