Detaje nga aksidenti në Gjirokastër, një nga viktimat fëmija 2-vjeçar nga Kosova
Vazhdojnë të zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, po kanë filluar të publikohen edhe identitetet e viktimave të këtij aksidenti.

Lajme
Një fëmijë 2-vjeç me shtetësi kosovare me inicialet L.L. është njëri nga tri viktimat e aksidentit. Fëmija po udhëtonte me familjen e tij në automjetin e tipit Nissan me targa zvicerane ZH 750960. Mësohet po ashtu se në gjendje të rëndë është edhe babai i tij, drejtues i automjetit.
Ndërkaq, pas viktimës së parë që është shtetasja Albana Hasani, policie shqiptare, mësohet se ka humbur jetën edhe një fëmijë tjetër me inicialet D.D, të cilët udhëtonin në mjetin tip Furgon që dyshohet se është edhe shkaktari i aksidentit të sotëm.
Po kështu edhe 7 pasagjerë që ndodheshin në furgon të cilët janë dërguar për trajtim të specializuar shëndetësor në Qendrën e Traumës në Tiranë.