Dortmund s’ka të ndalur, transferon një super sulmues (FOTO)

Borussia Dortmund është afër transferimit të sulmuesit Mario Gomez.

Sport

24/07/2016 16:53

Borussia Dortmund është duke vazhduar përforcimet për sezonin e ri.

Përkundër largimeve të Mats Hummels, Ilkay Gundogan e Henrikh Mkhitaryan, klubi nga Bundesliga ka realizuar plot blerje të reja, duke shpenzuar në total mbi 100 milionë euro.

Jannik Bandowski, Mikel Merino, Emre Mor, Marc Baratra, Raphael Guerreiro, Sebastian Rode, Ousmane Dembele, Mario Gotze dhe Andre Schurrle kanë nënshkruar me Dortmundin.

Por, së shpejti atyre do t’ju bashkohet edhe sulmuesi i Fiorentinës, Mario Gomez, përcjell “Lajmi.net”.

Sulmuesi i Gjermanisë ka konfirmuar se nuk dëshiron të mbetet në Besiktas pas huazimit njëvjeçar, andaj Dortmund e pret në sulm.