Erdogan arreston gjeneralin e bazës amerikane dhe 6 mijë puçistë
Mes 6 mijë të arrestuarve pas grushtit të shtetit ndodhet edhe Komandanti i Bazës Ajrore Inirlik në Turqinë Jugore. Kjo bazë përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e koalicionit.
Bota
17/07/2016 15:23
Një zyrtar turk tha se Gjeneral Bekir Ercan Van u arrestua pasi dyshohet se është pjesë e puçit, bën të ditur Reuters. Baza përdoret nga SHBA dhe vendet e NATOs për të bombarduar militantët e ISIS.