Demokracia- A po mbaron koha e saj?

Rritja e sistemit autoritar ka disa shkaqe me rrënjë të thella, prandaj sistemi politik nuk është në gjendje t’i përmbushë të gjitha premtimet e saj.

Opinion

15/07/2016 09:18

Nuk ka asgjë më të lehtë se të fajësosh krizën e demokracisë dhe atyre që përfitojnë nga kjo krizë: Donald Trump, Le Pen, Putin, Petry, Hofer dhe Orban, transmeton lajmi.net.

Por, fakti që këta njerëz arrijnë të përfitojnë nga besimi i pakësuar në demokraci, para së gjithash është një shenjë e një situate të ashpër.

Perceptimi se demokracia ka triumfuar kohët e fundit në format më moderne, domethënë komunizmit, është thjeshtë një iluzion, pasi joshja e autoritarëve është ende gjallë. Ajo thjeshtë ka ndryshuar gjendjen e saj që nga viti 1990.

Sot, nuk është më një ideologji anti-kapitaliste që po sfidon demokracinë. Në vend të saj sfida e demokracisë është se besimi në të është duke u penguar nga akuzat se ajo është bërë ideologji në vetvete, si një lloj feje arrogante që nuk ka nevojë për ta arsyetuar veten për askënd.

Numri i prapambetur ekziston në tri raste, përkatësisht aty ku demokracia ka dështuar për t’i përmbushur premtimet e veta: Demokracia, automatikisht nuk do të thotë rritje e mirëqenies. Përfaqësimi i saj, automatikisht nuk do të thotë ndjenjë e përfaqësuar. Dhe, kur u zgjodh, automatikisht nuk do të thotë të kesh një zgjedhje për vete.

  1. Demokracia dhe Mirëqenia po ndahen

Që nga viti 1945, evropianët dhe amerikanët janë mësuar me demokracinë dhe rritjen e standardeve të jetesës. Kjo ka avulluar që nga kriza financiare. Rritja e këtyre standardeve, është në rënie kudo në Perëndim, diku me rreth dy të tretat që nga mesi i vitit 2000.

Çfarë do të thotë kjo për demokracinë, ashtu siç ne e njohim? Një gjë është e sigurt: Demokracia gjithmonë fillon të bëhet më e paqëndrueshme kur menaxhon kërcënimet ndaj mirëqenies. Ajo nuk i ka mbijetuar as krizës së vitit 1930 në Gjermani.

Megjithatë, Gjermania dhe SHBA-të gjatë periudhës së fundit 10 vjeçare, nuk kanë pasur rënie të vendeve të punës, gjë që pjesën tjetër të Evropës, përkundrazi e ka goditur me numër të madh.

Dhe, atëherë kur demokracia është gjithnjë e më pak në gjendje të të ofroj siguri, atëherë shtete si Kina, Rusia dhe Turqia duket se tentojnë të tregojnë se ka edhe alternativa tjera. Në këtë rast, Murong Xuecun shkrimtar kinez ka shkruar për New York Times se: “Demokracia është e mirë, por nuk shpresoj të jetoj për ta parë atë”, transmeton lajmi.net

  1. Përfaqësimi shkëputet nga aftësia për të bindur

Vetëm falë internetit, njerëzit nuk kanë nevojë të bëjnë përpjekje për ta treguar vetën në publik. Ky revolucion është shoqëruar nga një humbje e prestigjit të autoriteteve të përcaktuara: politikanëve, ekspertëve akademikë dhe gazetarëve.

Sipas një studimi në Gjermani, kohët e fundit 39% e gjermanëve, besojnë se ekziston “shtypi gënjeshtar”.

Në Gjermani, formimi i të ashtuquajturit koalicion, është pajtuar me një konsensus të paparë gazetareske në politikat e kancelarit. Kështu, pothuajse të gjitha mediat e mëdha iu vënë pas kancelares gjermane Angela Markel në krizën e Ukrainës si dhe çështjes së refugjatëve.

Këtu duhet shtuar se demokracia ka marrë tipare autoritare vitet e fundit, e vendime shumë të rëndësishme janë bërë në mënyrë aristokrate, për shembull: Krerët e qeverive si dhe udhëheqja e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë diskutuar çështje shumë të rëndësishme gjatë vetëm një darke në ndërtesën e këshillit në Bruksel. Por, në fakt dyshimet nga publiku janë zgjuar menjëherë, e se çka është negociuar në të vërtetë aty, mbetet e dyshimtë.

  1. Kryesuesit nuk mund të vendosin gjithçka

Në fakt, me ngurtësim të lidhjeve ndërkombëtare, si politike ashtu edhe financiare, qeveritë kanë humbur hapësirë për manovrim.

Është e vërtetë se themeluesit e Unionit Evropian  kishin një kuptim tërësisht funksional për legjimitet. Kështu Jean Monnet besonte se çdo hap drejt integrimit dhe çdo ndryshim të pushtetit vendimmarrës, fillimisht do të plotësohej me rezidencë, por kur njerëzit më në fund vënë re përfitimin nga institucionet, ata kthyen mendjen se deficiti në demokraci nuk ishte edhe aq i keq.

Elita dhe politikanët, kanë bërë gabime tepër të mëdha në dekadat e fundit, pasi kanë bërë njerëzit të besojnë se evropianizimi dhe globalizmi janë një lloj “diete me ëmbëlsirë”, ju mund t’i keni të dyja edhe ëmbëlsinë e tyre por edhe mos të fitoni fare kalori!

Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake e deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci.

Shteti është i lumtur nëse çdo qytetar i marrë veçmas është i lumtur nga shteti i tij.

Është e rëndësishme për një shtet që të qeverisë dhe të kujdeset veçanërisht për qenien e tyre të lumtur.

Kjo mënyrë e të shpjeguarit të lidhjes shtet dhe individ është një nga mënyrat më bindëse dhe më objektive.

Një argument për Traktatin e Lisbonës thuhet se ajo do ta bëjë Bashkimin Evropian “më demokratik dhe më efikas”, por e vërteta është se asnjëherë nuk mund të jenë të dyja.

Demokraci dhe bashkëpunim efektiv në mes kombeve mund të ketë vetëm me një masë të kufizuar.

Marr nga gazeta gjermane “Zeit”

Përkthyer nga Lajmi.net